Të kufizosh veten në një tekst shkollor për lëndë konkrete mësimore nuk është një metodë e mirë e mësimdhënies, mësuesit duhet të kenë më shumë autonomi për të zgjedhur se me cilin prej tyre do të japin mësim, sipas ministrit të arsimit Galin Cokov. “Tekstet shkollore në një moment mund të jenë edhe jo të detyrueshme për shkak të zhvillimit të platformave digjitale në arsim”, tha ai për Televizionin Kombëtar Bullgar BNT. Sipas tij, programet arsimore janë të hapura për diskutim publik në bazë të opinionit të ekspertëve nga viti 2022. Ambicia e Ministrisë është që ndryshimet të sjellin uljen e kompleksitetit faktik.
"Ka mundësi që buxheti i shkollës të jetë i lidhur me cilësinë e arsimit," tha Galin Cokov.Edukimi digjital i të rriturve, pranimi i ulët i fëmijëve nën 3 vjeç në çerdhe dhe përqindja e lartë e të rinjve që as nuk studiojnë e as nuk punojnë - këto janë sfidat kryesore me të cilat përballet Bullgaria, të treguara në paketën e dytë të..
Shumica e vendeve të NATO-s dhe BE-së kanë marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë me Ukrainën. Kështu komentoi shefi i mbrojtjes, admirali Emil Eftimov, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për Marrëveshjen 10-vjeçare të Bashkëpunimit të Sigurisë..
Në negociatat për qeveri, figura e kryeministrit do të jetë një vijë e kuqe për “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). Formacioni vazhdon të insistojë që të ketë një kryeministër të distancuar në një mënyrë të barabartë nga partitë. Bashkëkryetari i partisë,..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet..