Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ushtria ruse qëlloi një anije turke në brigjet bullgare të Detit të Zi

Foto: REUTERS/Yoruk Isik

Ndalimi me të shtënë paralajmëruese dhe kontrolli i ngarkesës turke “SUKRU OKAN”, e cila lundron nën flamurin e Palau-s, është bërë në orën 6 e 40 minuta të datës 13 gusht, në brigjet e Bullgarisë, sipas të dhënave të disa sajteve të specializuara për monitorimin e trafikut detar. Sipas versionit rus të raportuar nga TASS, luftanija "Vitalij Bikov" hapi zjarr paralajmërues për shkak të anijes me mallra me shumicë, e cila po lundronte drejt portit të Danubit të Ukrainës, Izmail. Pas të shtënave, anija u ndal. Një desant rus u ul në bord. Pas inspektimit, “SUKRU OKAN” ka vazhduar lundrimin drejt veriut përgjatë bregdetit bullgar. Sipas planit të lundrimit, anija shkon në portin rumun të kanalit Sulina. Kjo është hera e parë që Rusia qëllon mbi një anije tregtare jashtë ujërave të Ukrainës.

Këshilltari i Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, Mihailo Podoliak, tha në rrjetin social "X" (ish "Twitter") se incidenti ishte "një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar detar, një akt pirateri dhe një krim kundër anijeve civile të një vendi të tretë në ujërat e vendeve të tjera” , transmeton BTA.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Georg Georgiev

Bullgaria mbetet e qëndrueshme në politikën e saj ndaj Ballkanit Perëndimor

Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..

botuar më 25-02-06 6.11.MD
Borisllav Sarafov

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e titullarit të tij

Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..

botuar më 25-02-06 4.43.MD

U plotësuan pjesërisht rekomandimet e Këshillit të Evropës për luftimin e korrupsionit

Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..

botuar më 25-02-06 3.42.MD