Kënga “Draft” është fryt i bashkëpunimit mes grupit Ogi 23 dhe këngëtarit Diço. Kënga që është me një tingëllim të lehtë veror u kompozua dhe u aranzhua nga kitaristi i grupit Ogi 23 - Konstantin Angellov dhe Diço Hristov, teksti është i Angell Angellov.
Në stinën e pushimeve dhe udhëtimeve, videoja e këngës me regji të Georgi Angellov na çon në një udhëtim nëpër natyrën e bukur të Bullgarisë dhe në sinkron me tekstin - në kujtimet e disa prej momenteve më të lumtura mes dy njerëzve.
Redaktore: DiljanaTraçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA