Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Megi Angellova – zëri bullgar në prodhimet e huaja filmike

Foto: arkivi personal

Zëri magjepsës i bullgares Megi Angellova tingëllon në trailerin e filmit "The Woman King" – 2022, në një film indian, në seriale të shumta televizive koreane dhe kineze. Dhe megjithëse nuk e imagjinon jetën pa muzikë, këngëtarja e talentuar regjistroi këngën e saj të parë origjinale vetëm në moshën 33 vjeç, larg nga vendlindja e saj Varna – në Londrën me mjegull.
 

Vitet e para, në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ajo punonte si pastruese, por më pas vendosi të përmbushte ëndrrën e saj dhe të ndiqte muzikën. E rritur në një familje artistike, me arsimim të shkëlqyer dhe dashuri për muzikën e filmit, Megi Angellova vendos zemrën dhe shpirtin e saj jo vetëm në këngë, por edhe në gjithçka që bën – ajo është një kompozitore, prezantuese televizive, artiste me ekspozita të veta, instruktore e arteve marciale kineze. Ajo gjithashtu mori pjesë në filmin bullgaro-kinez "Tai Chi", i cili fitoi një çmim platini në festivalet e filmit në Oregon dhe Nevada, SHBA.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Darren Carter

Një ish-ushtarak britanik i thur rima Bullgarisë

Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..

botuar më 24-10-13 10.05.PD

Një bullgar nga zona e Vracës mund të jetë njeriu më jetëgjatë në botë

Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..

botuar më 24-10-04 7.40.PD

Asgjë nuk është e pamundur në muzikë

Më 1 tetor, bota feston gjuhën universale të muzikës. Vështirë se dikush dyshon në aftësinë e këtij arti për të shëruar shpirtrat dhe për t'u dhënë krahë mendimeve, por sot do të shtojmë edhe një histori tjetër që e vërteton këtë - atë të bateristit të..

botuar më 24-10-01 7.30.PD