Katër persona u arrestuan nga policia pas një sulmi kundër Monumentit të Ushtrisë Sovjetike në Sofje. 30-40 sulmuesit e maskuar hodhën tym dhe në kaosin e krijuar i nxorën me çekiç shkronjat nga monumenti. Një pankartë me mbishkrimin "Demontimi" u shpalos për një kohë të shkurtër. Në piedestalin e lyer me sprej shkruhet me shkronja të zeza: “Duam një monument bullgar”. Në kampin e zbrazët prej çadrash, të ngritur paligjshëm përpara memorialit, kanë mbërritur për të folur drejtuesit e partive të koalicionit “Majtas”, që kundërshtojnë heqjen e monumentit.
Administrata rajonale e Sofjes njoftoi se plani për sigurimin e monumentit është hartuar dhe i është dorëzuar për miratim Komunës së Sofjes.
Vendimi i Bashkisë Metropolitane është i qartë për zhvendosjen e Monumentit të Ushtrisë Sovjetike, që është pronë shtetërore. Këtë vendim ia dërgova guvernatorit të rajonit dhe tashmë ka veprime për zbatimin e këtij vendimi, tha kryetarja e Komunës së Sofjes, Jordanka Fandëkova. “Disa politikanë po e shfrytëzojnë zhvendosjen e Monumentit për efekt PR për zgjedhjet lokale. U bëj thirrje liderëve të formacioneve politike që protestojnë para monumentit që të respektojnë kërkesat e Ligjit për tubimet dhe mitingjet”, ka shtuar Fandëkova.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..