Kryeministri i Kosovës vizitoi jozyrtarisht disa komuna në Maqedoninë e Veriut
Me ftesë të kryetarëve të komunave Tetovë dhe Çair - një nga dhjetë komunat e Shkupit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri një vizitë jozyrtare në Maqedoninë e Veriut. U diskutuan projektet infrastrukturore që do të lidhin Tetovën me Prizrenin. Lidhur me këtë Kurti bëri thirrje që puna të përshpejtohet. Në kuadrin e vizitës Kurti mori pjesë edhe në përurimin e rrugës, e cila lidh fshatërat Selcë dhe Vicë në komunën e Tetovës. Para të pranishmëve Kurti rekomandoi që Maqedonia e Veriut të qëndrojë “sa më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe sa më larg Serbisë, e cila nuk po distancohet nga Sllobodan Millosheviç”. Sipas Kurtit, në këtë mënyrë Shkupi do të jetë më afër anëtarësimit në BE dhe Ballkani do të bëhet më i sigurt.
Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski dhe kryeministri Dimitër Kovaçevski ishin të indinjuar që në ngjarje kishte flamuj të “Shqipërisë së Madhe”. Pendarovski kërkoi sanksione për organizatorët. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e cilësoi vizitën si një “skandal skandalesh” para televizionit “Pink”.
Antivaksistë sulmuan Ministrinë e Shëndetësisë të Rumanisë
Protestuesit kundër vaksinave, simpatizantë të partisë nacionaliste “Aleanca për Unitetin e Rumunëve”, sulmuan Ministrinë e Shëndetësisë në Bukuresht, njoftoi televizioni DiGi24. Ekstremistët u përpoqën të arrijnë zyrën e ministrit Aleksandru Rafilla, por u ndaluan nga xhandarmëria. Më parë, Rafilla refuzoi të pranonte një delegacion antivaksistësh që kundërshtojnë vaksinimin e detyrueshëm të gatuar nga autoritetet. Me thirrjet “Vaksinat janë helm”, “Asnjë diktaturë” dhe “Liri”, të mbledhurit kërkuan dorëheqjen e ministrit.
“Ju siguroj që pjesa më e madhe e atyre që janë këtu, të moshuarit, janë vaksinuar si fëmijë, mezi janë helmuar, por mendoj se një parti politike, që sulmon absolutisht në mënyrë të papërgjegjshme themelet e shëndetit publik, është e dehur”, komentor Rafilla.
Autoritetet do të reformojnë shoqatat e tifozëve futbollistikë në Greqi
Kryeministri grek Kiriakos Micotakis njoftoi se shoqatat e tifozëve të futbollit do të mbyllen. Ato do të zëvendësohen nga shoqatat zyrtare në selinë e klubit. Deklarata erdhi pasi kryeministri u takua me presidentin e UEFA-së, Aleksandër Çeferin, ministrat grekë dhe pronarët e skuadrave “Olimpiakos”, AEK, PAOK dhe “Panatinaikos”, njoftoi ert.gr.Policia merr përsipër kontrollin e hyrjes së tifozëve në stadium. Kryeministri paralajmëroi se nëse është e nevojshme, si mjet i fundit, ekipet mund të përjashtohen nga turnetë evropianë.
Masat u morën pas ndeshjes mes “Dinamo Zagrebit” dhe AEK Athinës më 7 gusht. Atëherë, gjatë një përplasjeje mes tifozëve, u vra një tifoz i AEK-ut. Athina dënoi gjithashtu ashpër kritikat e presidentit kroat Zoran Millanoviç se kroatët e arrestuar pas grindjeve “u mbaheshin robër sikur po bëhej një luftë”.
Televizioni serb përdor inteligjencën artificiale për satirë politike
Televizioni pro-qeveritar i Serbisë “Pink” transmetoi video të krijuara nga inteligjenca artificiale. Si një seri satirike shfaqen deklarata të rreme të politikanëve të opozitës, në të cilat ata shajnë kolegët e tyre me fjalë të krijuara artificialisht.I prekuri Dragan Xhilas tha për gazetën “Danas” se “kjo nuk është satirë, por mashtrim klasik i qytetarëve”. Ai do të padisë mediat për të ndaluar transmetimin e montazheve, “sepse nesër mund të transmetojnë dikë nga opozita duke thënë se do të vrasë presidentin, gjë që do t’u duket e besueshme njerëzve”, shtoi Xhilas.
Inteligjenca artificiale dhe përdorimi i saj në media nuk është i rregulluar në Serbi. Pronari i “Pink” Zellko Mitrovic njoftoi në Twitter se është duke përgatitur një stacion të ri televiziv të quajtur “Glavna TV”. Do të jetë inteligjencë pa pilot, tërësisht artificiale.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: kryeministri.rks-gov.net, digi24.ro, EPA/BGNES
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..