Mijëra ndjekës të Vëllazërisë së Bardhë nga e gjithë bota u mblodhën në rajonin e Shtatë Liqeneve të Rilës për të pritur Vitin e Ri Diellor. Sot buzë liqenit të “Veshkës” ata do të kryejnë kërcimin e tyre ritual “Paneuritmia”. Të gjithë kërcimtarët janë të veshur me të bardha. “Ndonjëherë turistët janë më shumë se ndjekësit. Shumë prej tyre vijnë dhe kampojnë edhe në mal, sepse për ta vallëzimi festiv është atraksion”, tha për BTA Georgi Georgiev nga vëllazëria. Sipas traditës që la trashëgim mësuesi shpirtëror bullgar Petër Dunov, pasuesit e tij - të ashtuquajturës Vëllazëria e bardhë, mirëpresim lindjen e diellit në të ashtuquajturën Kodër të Lutjes në Rila, prej nga i bëjnë lutjet e para të mëngjesit drejtuara Diellit. Pasardhësit e mësuesit Dënov besojnë se lindja e diellit më 19 gusht ka fuqi magjike. Sipas tyre, një person që takoi rrezet e para të Diellit në atë ditë lart në male ngarkohet me energji dhe shëndet për 12 muajt e ardhshëm.
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..