Në të gjithë botën, gatimi shkon paralelisht me turizmin, duke u bërë një industri fitimprurëse që fuqizon sektorë të tërë të ekonomive lokale. Ushqimi i shijshëm tradicional është pjesë e patjetërsueshme e mozaikut turistik të Bullgarisë. Kjo është arsyeja pse kuzhina jonë tipike është e njohur jo vetëm ndër bullgarët, por edhe ndër të huajt. “Sa më e pasur të jetë historia e një vendi, aq më e pasur është kuzhina e tij”, thotë eksperti i kuzhinës Stefan Stefanov në një intervistë me MilenaVodeniçarova nga programi “Hristo Botev” i BNR-së dhe shton:
“Ka të dhëna nga shekujt III-IV para erës sonë për ushqimet në trojet tona që banoheshin nga trakët. Ata kryesisht merreshin me bujqësi dhe blegtori. Gjuetia ishte vetëm për familjet e pasura dhe fisnike. Fiset e ndryshme atëherë prodhonin grurë, limec, gjithashtu elb, thekër, oriz. Paraardhësit tanë ruanin ushqimin në të ngjashëm me frigoriferët e sotëm, të cilët ishin dhoma nëntokësore, ose bodrume, që lejuan ruajtjen më të gjatë të cilësisë së produkteve.”
Në vitin 1870, kur Bullgaria ishte ende nën sundimin osman, u botua libri i parë me receta bullgare nga Petko Raçov Sllavejkov. Në të u përshkruan receta të ndryshme dhe mënyra e përgatitjes së ushqimeve dhe pijeve që pasqyrojnë traditat dhe kulturën e bullgarëve ndër shekuj. “Nëse konsumojmë ushqime tradicionale bullgare, do të jemi të shëndetshëm, të ngopur dhe do të dukemi aq mirë sa qindra vjet më parë”, thotë Stefanov dhe shton:
“Vite më parë, ne i kombinuam ushqimet në atë mënyrë që kishim më shumë njëqindvjeçarë në kontinent dhe jetuam një jetë të gjatë dhe të plotë – pohon Stefanov. – Si shembull, mund të jap japrakët tanë të lakrës. Ata ndihmojnë tretjen sepse lakra turshi është një probiotik natyral dhe ul rrezikun e kancerit. Antioksidantët në lakër turshi dhe lëngun e lakrës ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira, të konsideruara si një nga shkaqet e formimit të qelizave kancerogjene. Gjithashtu, konsumimi i japrakëve me lakër ndihmon në luftimin e kilogramëve, për shkak të raportit të ekuilibruar mes karbohidrateve dhe yndyrave. E njëjta gjë vlen edhe për ushqimet e tjera bullgare.”
Së bashku me japrakët me lakër dhe musaka, ndër ushqimet tradicionale më karakteristike për bullgarët janë kosi dhe byrekët e kripur dhe të ëmbël. Këto gatime janë pjesë e trashëgimisë kombëtare të kuzhinës dhe përgatiten në shumë shtëpi dhe restorante në vend.
Stefan Stefanov dhe kolegët e tij udhëtojnë nëpër Bullgari dhe mbledhin receta të vjetra. Kështu hasin qindra mënyra për të bërë byrek. “Përgatitja e tij mund të zgjasë nga 1 deri në 7 orë”, thotë eksperti i kuzhinës. Dhe më i vlerësuari që kërkon më shumë punë është byreku me... pule:
“Duhen diku rreth 7 orë për ta prodhuar atë. Vetë pula zihet, shkëputet nga kockat, pritet në copa shumë të vogla, rrokullisen kore të imta – 25 copë, pastaj rregullohet mbushja – shpjegon Stefanov. – Pjekja e byrekut në vetvete zgjat mbi 2 orë e gjysmë. Gjatë pjekjes, byreku derdhet me lëngun e pulës së zier. Një tjetër recetë interesante për byrek, kjo është byreku tradicional i ëmbël nga rajoni i fshatit Gllozhene të Bullgarisë Veriore. Ai bëhet me djathë dhie, por është gjithashtu i ëmbël për shkak të shurupit të veçantë të sheqerit me të cilin derdhet pasi të jetë pjekur. Kështu arrihet një ekuilibër unik midis së ëmblës dhe të kripurës” – thotë në përfundim Stefan Stefanov.
Lexoni më shumë:
Tekst: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay, Facebook /HistoricalPark.BG, arkiv
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..