Për shkak të zjarrit që shpërtheu në territorin e komunave Kazanllëk dhe Mëglizh, i cili përfshiu 500 dynymë bimësi shkurresh dhe pyjore në një front të gjerë, guvernatorja e rajonit Iva Radeva vendosi një gjendje të pjesshme të jashtëzakonshme nga mbrëmja e 21 gushtit. Në orët e vona të pasdites, tetë ekipe të zjarrfikësve nga Stara Zagora, Mëglizh dhe Kazanllëk dhe dy ekipe nga Departamenti Shtetëror i Pyjeve u bashkuan në shuarjen e zjarrit. Për të ndihmuar u dërgua një helikopter dhe personel ushtarak nga baza ajrore në Krumovo. Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme do të vazhdojë deri më 28 gusht.
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..