Në Athinë, në kuadër të një takimi për Ballkanin Perëndimor, kryeministri Nikollaj Denkov ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski. Kreu i shtetit ukrainas falënderoi edhe një herë kryeministrin Denkov për ndihmën e dhënë nga Bullgaria për Ukrainën. Denkov kujtoi se tashmë ka një vendim të qeverisë bullgare për dërgimin në Ukrainë të njëqind transportuesve të blinduar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ratifikimi nga parlamenti pritet ta përfundojë procedurën. Presidenti ukrainas ngriti çështjen e përpjekjeve të vendeve anëtare të NATO-s në Detin e Zi për të garantuar sigurinë në Detin e Zi. Ukraina tashmë po zhvillon bisedime për këtë temë me Turqinë dhe Rumaninë dhe ka ftuar Bullgarinë t'i bashkohet.
Zelenski konfirmoi gjithashtu interesin e Ukrainës për blerjen e dy reaktorëve bullgarë nga termocentrali i dytë i parealizuar "Belene" dhe pajisjet e tyre. Ministria e Energjisë është duke bërë vlerësimin e aseteve, sqaroi kryeministri. Pajisjet janë prodhuar nga koncerni rus "Rosatom".
Në takimin në Athinë u tha se BE-ja, Greqia, vendet e Ballkanit Perëndimor, Bullgaria, Rumania dhe Moldavia mbështesin arritjen e paqes së qëndrueshme në Ukrainë bazuar në planin e paqes të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski. Përveç liderëve të vendeve të listuara, në aktivitet morën pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Ursula von der Leyen dhe Volodimir Zelenski.Kreu i nderit i DPS-së, Ahmed Dogan, u paraqit në selinë e DPS-së në Sofje për të zhvilluar konsultime për listat për zgjedhjet e ardhshme parlamentare me kandidatët për deputetë, njoftoi qendra e shtypit e partisë.“Ahmed Dogan u kthye në shtëpinë e..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, kërkoi dorëheqjen e zëvendëskryeministrit maqedonas Aleksandër Nikolloski për shkak të ofendimeve të tij ndaj Bullgarisë. "Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që Partia Popullore Evropiane të dijë se çfarë..
Në lidhje me publikimet mediatike se një kompani e regjistruar në Bullgari i dorëzoi organizatës libaneze "Hezbollah" dërgesa me pajisje “Pager”, që u shpërthyen në territorin e Libanit dhe Sirisë, Agjencia Shtetërore "Siguria Kombëtare" (DANS)..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të..