Zjarri në rajonin e Kazanllëkut dhe Mëglizhit është vënë nën kontroll në zonën e prekur që nga dita e djeshme. Aktualisht nuk ka flakë, por vetëm tym. Para BNR-së, guvernatorja e rajonit të Stara Zagorës, Iva Radeva, shprehu shpresën që situata në terren të qëndrojë e qetë deri në fund të orëve të ditës. Pasdite do të vlerësohet gjendja aktuale dhe do të diskutohet për anulimin e gjendjes së shpallur të fatkeqësisë së pjesshme.
Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar dhe me shumë gjasa është për shkak të pakujdesisë njerëzore, shtoi ajo. Sipas saj, aktualisht temperaturat janë shumë të larta, bari është i thatë dhe sipas parashikimeve do të ketë edhe të paktën dhjetë ditë me temperatura të larta dhe erë. Radeva paralajmëroi që të mos hidhen kapuça në natyrë, sepse edhe një flakë e vogël mund të shkaktojë zjarr të madh.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..