Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marshimi "Stop luftës në Ukrainë" në Plovdiv

Foto: EPA/BGNES

Një marsh proteste paqësore me titull “Stop luftës në Ukrainë” do të mbahet mbrëmjen e sotme në Plovdiv. Rasti është miratimi 32 vjet më parë i Aktit të Shpalljes së Pavarësisë së Ukrainës. Kjo ka ndodhur më 24 gusht 1991 dhe kjo ditë festohet si festë kombëtare e vendit. Sot edhe komuniteti ukrainas në Plovdiv organizoi një festë nën moton "Me Ukrainën në zemër". Në sheshin “Stefan Stambollov” do të mbahet një panair artizanal. Për më të rinjtë organizohen klasa master. Informacioni vjen nga korrespondentja e BNR në Plovdiv, Kremena Daneva.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyteti bullgar Pavell Banja pret Konferencën Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë

Pushimorja jonë e famshme spa Pavell Banja po pret Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë. Këtë vit, forumi, i cili do të zgjasë nga 31 janar deri më 2 shkurt, do të trajtojë dy tema kryesore: "Metodat konvencionale dhe moderne për..

botuar më 25-01-31 6.10.PD

Parashikimi i motit për 31 janarin

Paradite të së premtes dhe deri në mesditë do të formohet mjegull vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë ditës do të nisë procesi i ndarjes dhe zvogëlimit të vranësirave nga..

botuar më 25-01-30 7.40.MD
Kristin Lagard

Bullgaria po përparon në përmbushjen e kritereve të konvergjencës për zonën e euros

Bullgaria shënon përparim në procesin e përmbushjes së kritereve të konvergjencës për eurozonën. Kjo u bë e qartë nga fjalët e guvernatores së Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard, gjatë konferencës së saj të rregullt për shtyp. Lagardit iu..

botuar më 25-01-30 6.58.MD