Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit rekomandoi që Bullgaria të kthejë 38 milionë euro, si dhe të pezullojë pagesën e 92 milionë eurove të mbetura për projektin e modernizimit tëlinjës hekurudhore midis Kostenec dhe Septemvri. Ndër motivet kryesore të OLAF janë parregullsitë e mundshme në zbatimin e projektit, duke supozuar mungesën e kapaciteteve teknike të kontraktorëve të miratuar ose një gabim në paraqitjen e aftësive të tyre financiare. Zyra i referohet gjithashtu hetimit në vazhdim nga Prokuroria Evropiane, e cila dyshon keqpërdorim të fondeve evropiane dhe pastrim parash lidhur jo vetëm me projektin e linjës Kostenec-Septemvri, por edhe me linjën hekurudhore Orizovo-Mihajllovo, rinovimi i së cilës vlerësohet në 111 milionë euro.
Rasti i anijes së ndaluar “Vezhen” është diskutuar të martën me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit Evropian, bëri të ditur eurodeputeti Andrej Novakov. Sipas tij, është e mundur që palë të treta në anijen e ndaluar të..
Sot do të prezantohen kushtet dhe afatet për aplikim në fazën e re të programit EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji INSAIT në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Qëllimi i programit është të..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi..
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti,..