Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Infrastruktura e portit” merr përsipër portin e naftës “Rosenec”

Foto: BTA

Ndërmarrja shtetërore “Infrastruktura e Portit” ka marrë licencën për operatorin e portit të naftës “Rosenec”. Këtë e bëri të ditur për gazetarët ministri i transportit, Georgi Gvozdejkov, i cili mbërriti në port për të marrë pjesë në bisedimet e komisionit për pranimin e objektit pas përfundimit të kontratës koncesionare me Lukoil.

Procedura për transferimin e menaxhimit të terminalit të naftës nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në çmimet e karburantit në vendin tonë, siguroi Gvozdejkov. Ai theksoi se shteti nuk do t'i paguajë dëmshpërblim rafinerisë së naftës për investimin e saj në modernizimin e terminalit të portit. “Është e drejtë e kompanisë që të kërkojë të drejtat e saj sipas rendit të vendosur”, shtoi ai.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD