Anesteziologu bullgar Dr. Petër Dimitrov ishte pjesë e ekipit që kreu transplantimin e parë të mitrës në Britaninë e Madhe, njoftoi BNR Plovdiv. Pacientja 34-vjeçare ka lindur me sindromën e rrallë Meyer-Rokitansky-Kuster-Hauser, e cila karakterizohet nga një mitër e pazhvilluar ose në mungesë. Dhuruesja është motra e saj 40-vjeçare, e cila ka një familje të mrekullueshme me dy fëmijë. Dr. Dimitrov është nga Zllatogradi, ka diplomuar për mjekësi në Universitetin e Mjekësisë në Plovdiv, ndërsa nga viti 2003 jeton dhe punon në Britaninë e Madhe. Sot ai është konsulent në spitalin prestigjioz “Churchill” në Oksford, shkruan faqja “Bullgarët në Londër”. Në botë janë bërë 90 operacione të tilla dhe pas një ndërhyrjeje të tillë kanë lindur 49 fëmijë, thekson Dimitrov. Sipas tij, financimi i këtij aktiviteti sigurohet nga një shoqatë bamirëse që mbështetet bga Princi Philip, Alex Ferguson, Sean Connery. Ekipi i Dr. Dimitrov tashmë është duke u përgatitur për një operacion të dytë të tillë.
Një ndalim ligjor për reklamimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, yndyre dhe kripe të destinuara për fëmijët nën 18 vjeç është ajo që kërkon Shoqata për Ushqim të Përballueshëm dhe Cilësor, njofton gazetarja e BNR-së Veselina Millanova...
3314 studentë të huaj studiojnë në Plovdiv. Më së shumti janë studentët e huaj që ndjekin studimet për mjekë dhe stomatologë në Universitetin e Mjekësisë - 2577. Ata janë nga 68 shtete, ku më së shumti vijnë nga Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe..
Komisioni Evropian zyrtarisht e regjistroi "Çajin Bimor i Stranxhës" në Regjistrin e Treguesve Gjeografikë të Bashkimit Evropian. Që nga 3 qershori 2025, çajit unik bullgar i është dhënë statusi i Emërtimit të Mbrojtur të Origjinës. Ai prodhohet nga..
Tre bizonë të vegjël janë sjellë në jetë në Rodopet Lindore gjatë javëve të fundit, njoftoi fondacioni "Rodopet më të egra". Ato janë shtesat e para në..