Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët prezantojnë traditat rituale nga katër vende me një ekspozitë

Muzeu Etnografik në Burgas
Foto: burgas.bg

Artistë të rinj nga Bullgaria, Turqia, Ukraina dhe Spanja do të prezantojnë në një ekspozitë frymëzimin e tyre, të krijuar nga njohja e traditave rituale të vendeve të ndryshme. Veprimtaria, e organizuar me asistencën e Ambasadës së Ukrainës në vendin tonë dhe mbështetjen financiare të Bashkisë së Burgasit, është pjesë e projektit ndërkombëtar arsimor kulturor dhe artistik "Festimet rituale – bashkojnë kulturat dhe zemrat!" Ajo do të prezantohet më 28 gusht në oborrin e Muzeut Etnografik në Burgas, ndërsa të nesërmen punimet do të ekspozohen në hollin e katit të dytë të Shtëpisë së Kulturës të Qendrës Kombëtare të Kulturës, njofton administrata lokale. 


E nisur me pjesëmarrjen e nxënësve të një shkolle private në Burgas në vitin 2021, nisma ka tërhequr tashmë fëmijë nga një shkollë e mesme e arteve të bukura në Stamboll, studentë nga Izmaili, Shkolla e së Dielës Rodina në Malaga, si dhe një shkollë fillore lokale në qytetin spanjoll.

Në hapjen e ekspozitës, qytetarët e Burgasit do të mund të provojnë delikatesën tradicionale ukrainase vareniki. Grupet e fëmijëve nga të katër vendet do të performojnë një program folklorik të përgatitur posaçërisht.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: burgas.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD

Bullgarët në Brazil e ruajnë emrin dhe lidhjen me atdheun e tyre si një trashëgimi të çmuar

Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...

botuar më 24-09-05 7.15.PD
Kuadro nga filmi

Filmi "Triumfi" me Maria Bakallovën është propozimi bullgar për çmimet "Oskar"

Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..

botuar më 24-09-04 10.48.PD