Pas incidentit në Borovec më 19 gusht, ku u kap duke vozitur e dehur, Princesha bullgare Kalina u thirr sërish të paraqitet në Drejtorinë Rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme - Sofje. Vajza e monarkut bullgar Simeon Sakskoburggotksit është njoftuar nëpërmjet një avokati të autorizuar të shkojë në polici, ku do të akuzohet për aksidentin që shkaktoi duke e drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Deri më tani, as ajo dhe as avokati i saj nuk janë paraqitur në drejtorinë e MPB-së në Sofje me arsyetimin se avokati i saj është jashtë vendit. Nëse edhe sot Princesha Kalina nuk paraqet një arsye të vlefshme për mosparaqitjen e saj të mundshme, atëherë ajo mund të sillet me forcë para hetuesve. Dje, në përkujtimorin për vdekjen e gjyshit të saj, Mbretit Boris III, në Manastirin e Rillës, Simeon Sakskoburggotski për herë të parë komentoi rastin, ndërsa princesha Kalina heshti.Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë, Petër Dillov, në një takim me kryetarin e Odës Ekonomike..
Për mungesë kronike të personelit në sektorin e verërave, raportojnë prodhuesit nga rajoni i Plovdivit. Gjithnjë e më pak të rinj duan të punojnë si teknologë. Industria ka frikë se profesioni mund të zhduket me kalimin e kohës. Çdo vit, rreth 250 teknologë..
Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e diskutimit me temën "Ku prej këtu me gjyqësorin?", i cili po zhvillohet në Sofje. Forumi organizohet nga Instituti Bullgar për Iniciativa Ligjore. Në fjalën e tij, presidenti bëri thirrje për veprime kundër..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..
Evropa duhet të reformojë strukturat e saj qeverisëse për të qenë në gjendje të marrë vendime më shpejt dhe të mobilizojë resurset e saj. Kështu tha..