Gjatë natës do të mbajë mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Kryesisht në rajonet jugore do të ketë vranësira, vende-vende me reshje afatshkurtra dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi perëndimor.
Të nesërmen, 1 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell, me vranësira rreth dhe pas mesditës. Në vende të veçanta, në zonat malore dhe lindore do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të ketë edhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 27° dhe 32°, në Sofje rreth 28°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira më të konsiderueshme do të ketë paradite në bregdetin jugor dhe në mbrëmje në bregdetin verior, ndërsa në disa vende do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Pasdite do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriperëndimore, juglindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 28 deri në 31 gradë. Temperatura e ujit të detit është 26°-28°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me vranësira dhe vende-vende me reshje të shkurtra shiu me bubullima. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 22°, në 2000 metra - rreth 14°.Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..