Bullgaria mori mbështetje të fortë për pranimin e saj në Shengen, Eurozonë dhe Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) nga shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell, si dhe nga ministrat e jashtëm gjerman dhe çek, Analena Baerbock dhe Jan Lipavsky. Kjo ndodhi gjatë bisedimeve me zëvendëskryeministren dhe ministre të punëve të jashtme Maria Gabriel në kuadër të takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së në Toledo, kushtuar agresionit rus kundër Ukrainës dhe situatës në Niger dhe Sahel.
Gjatë forumit, Maria Gabriel theksoi rëndësinë strategjike të rajonit të Detit të Zi, si dhe rëndësinë e deklaratës së përbashkët të G-7 në mbështetje të Ukrainës dhe nevojën për më shumë përpjekje diplomatike për "Formulën e Paqes" të Presidentit Volodimir Zelenski. Në një takim me ministrin e jashtëm të Ukrainës Dmitro Kuleba, zëvendëskryeministrja bullgare shprehu solidaritetin e vendit tonë me Ukrainën dhe popullin e saj.Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..