Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sesioni vjeshtor i Kuvendit Popullor nis me pritshmëri për veprimtari cilësore legjislative, por edhe për dorëheqje të kabinetit

Foto: BGNES

Para fillimit të seancës së vjeshtës të Kuvendit Popullor, kryeministri Nikollaj Denkov deklaroi se detyra më e rëndësishme para deputetëve është përgatitja e buxhetit të shtetit, pasi prej tij varen të gjitha politikat për vitin e ardhshëm. Kryeministri veçoi si prioritet ligjet e Shengenit dhe të Eurozonës. “Ne i pranojmë për të rregulluar jetën tonë në Bullgari, shpresoj që kjo të ndodhë shpejt dhe me cilësi”, komentoi ai.

Këtë sezon të ri duhet të ndryshojmë Kushtetutën, të miratojmë Komisionin për luftimin e korrupsionit dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, duhet të nisim Planin e Rimëkëmbjes, duhet të bëjmë përparim të mjaftueshëm për pranimin në Shengen dhe Eurozonë dhe t'i përfundojmë këto tema. Qëllimi i formimit të qeverisë është vetëm kjo”, tha kreu i GERB-it Bojko Borisov me hyrjen në parlament.

Deputeti i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), Javor Bozhankov, ka veçuar si prioritet edhe projektligjet që kanë të bëjnë me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe legjislacionin kundër korrupsionit, duke theksuar se vendi ynë ka ngecje në shfrytëzimin e mjeteve nga ky plan. "Lufta kundër korrupsionit është një faktor i rëndësishëm për pranimin tonë në zonën Shengen," shtoi ai.

Sipas Ramadan Atalait nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), seanca e re parlamentare do të jetë frytdhënëse, aq më tepër që, sipas tij, nuk ka pasur kurrë një shumicë parlamentare më të qëndrueshme.

E vetmja gjë që bëhet pas formimit të qeverisë janë skandalet lidhur me emërimet, me vendimet partiake dhe nuk ka asnjë propozim për problemet e qytetarëve, përkatësisht sigurinë, të ardhurat, inflacionin”, tha Georgi Svilenski nga Partia Socialiste Bullgare (BSP).

Prioriteti kryesor për "Ka një popull të tillë" (ITN) është rrëzimi i "kësaj qeverie të dëmshme", tha kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Toshko Jordanov. Ai pret dorëheqjen e kabinetit muajin e ardhshëm për shkak të legjislacionit jokompetent.

Nga foltorja e Kuvendit, lideri i partisë “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov bëri të ditur se “sot një bullgar – Milan Dimitrov, do të gjykohet në Greqi për ekstradim në SHBA”. Sipas tij, ky rast ka mbetur i fshehur nga opinioni dhe partitë në pushtet, por është simptomatik i mënyrës se si është zhvilluar vendi ynë në 34 vitet e fundit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD