Ana Bërnabiq: "Serbia ka mbi 20 vjet që pret anëtarësimin në BE dhe njerëzit janë të lodhur"
Serbia ka pritur mbi 20 vjet për anëtarësimin në BE dhe njerëzit janë të lodhur sepse çfarëdo që të bëjnë nuk është mjaft e mirë. Kështu ka thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, cituar nga BTA. Bërnabiq theksoi se Serbia ka 10 vjet që negocion për anëtarësim në BE, por mbetet në të njëjtën fazë. “Data për fillimin e negociatave do të thotë shumë për Ballkanin Perëndimor, edhe nëse nuk do të thotë asgjë për BE-në. Na jepni një datë,” kërkoi Bërnabich. Ajo theksoi se asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka mundësi tjetër për zhvillim. “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e tha mirë - nuk është çështje zgjerimi, por komplementariteti, jemi të rrethuar nga BE-ja. Punët tona vijnë nga kompani në BE, investimet vijnë nga BE, ne eksportojmë (mallra) ose në BE, ose në rajon. Do të ishte mirë për ne, por edhe për mbarë BE-në, që më në fund ta bëjmë këtë hap të fundit, që të anëtarësohet edhe Ballkani Perëndimor”, ka theksuar kryeministrja e Serbisë.
Republika Çeke mbështeti Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në BE
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka diskutuar me presidentin dhe me kryeministrin e Republikës Çeke, Peter Pavel dhe Peter Fiala për rrugën e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE. Ai ishte i ftuar në një vizitë tre-ditore në Pragë me qëllim të afrimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në, njoftoi Radio Praga. Hyrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të ndihmonte në uljen e tensionit të shkaktuar nga konfliktet etnike dhe ndikimi i Kinës dhe Rusisë në rajon, mendon Çekia. Pendarovski ka theksuar interesimin e RSM-së për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e energjisë dhe mbrojtjes - modernizimi i helikopterëve të prodhimit rus të Maqedonisë së Veriut, për shembull, po kryhet nga ndërmarrja shtetërore çeke LOM Praha, thekson media.
Një qendër trajnimi pilotësh F16 do të hapet në Rumani
Një marrëveshje që kanë synim ngritjen e një qendre trajnimi pilotësh F16 në Rumani u nënshkrua këtë javë midis Ministrisë Rumune të Mbrojtjes Kombëtare, Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës dhe kompanisë Lockheed Martin. Qëllimi i qendrës është të rrisë kualifikimin e pilotëve rumunë për ekzekutimin e një game të gjerë misionesh strategjike, njoftoi Radio Rumania. Për zbatimin e projektit, Forcat Ajrore Mbretërore të Holandës do të vendosin disa avionë F16 në Rumani dhe prodhuesi amerikan i avionëve do të sigurojë mirëmbajtjen e tyre dhe personelin e nevojshëm inxhinierik dhe teknik. Fqinji ynë verior shpreson që baza e re të bëhet një qendër e rëndësishme rajonale, të përfshihet në trajnimin e pilotëve ushtarakë ukrainas dhe të marrë fonde evropiane.
40 ishuj grekë zëvendësojnë lëndët djegëse fosile me burime të rinovueshme të energjisë
Dyzet ishuj do të përfshihen në një nismë kombëtare të Greqisë për tranzicionin ekologjik të ishujve. Qëllimi i programit është të zëvendësojë lëndët djegëse fosile me burime të rinovueshme të energjisë, raportoi korrespondentja e BNR Katja Peeva nga Greqia, duke iu referuar Ministrisë Greke të Energjisë. Financimi i programit vjen nga plani strategjik për zhvillimin rajonal të Greqisë dhe nga Fondi i Dekarbonizimit. Sipas programit, në Kretë dhe në tre ishuj të tjerë do të ndërtohen termocentrale hibride me kapacitet deri në 120 MW. Në ishuj të tjerë do të ndërtohen impiante fotovoltaike dhe ferma me erë me kapacitet deri në 50 MW. Po ashtu po fillon elektrifikimi i transportit rrugor dhe detar në ishuj, gjë që do t'i bëjë ata ekologjikisht të pastër.
Vetëm në korrik, Stambolli priti 1.87 milionë turistë të huaj
Në 7 muajt e parë të vitit 2023, Stambolli u vizitua nga 9.8 milionë turistë të huaj, sipas të dhënave të Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit të Qarkut të Stambollit, të cituara nga Radio Televizioni Turk. Vetëm në korrik, qyteti në Bosfor priti pothuajse 1.9 milionë mysafirë të huaj nga 196 vende. Ndër ta, më të shumtët janë rusët, të ndjekur nga gjermanët, sauditët, amerikanët, iranianët, francezët, britanikët etj.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: EPA/BGNES, srbija.gov.rs, pretsedatel.mk, balkaninsight.com, greekreporter.com
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..