Një vit më parë, më 2 shtator, ferma organike në fshatin malor Rozino, e specializuar në prodhimin e akullores nga prodhimi i saj i qumështit, pësoi dëme të mëdha pas një shiu të rrëmbyeshëm i cili përmbyti shtëpitë dhe rrëzoi ndërtesat në rajonin e qytetit të Karllovos(Bullgari Jugore Qendrore). Sot, një vit pas fatkeqësisë natyrore, pronarët e fermës po organizojnë një Ditë të Dyerve të Hapura për të festuar rimëkëmbjen e tyre dhe për të njohur vizitorët për procesin që kanë kaluar.
"Ne duam t'u tregojmë njerëzve ndryshimin midis pemëve të prekura dhe pjesëve të lumit për të cilat mundëm të kujdeseshim pas përmbytjes, dhe pjesës që nuk ishim në gjendje të kujdeseshim. Dallimi është i madh, gjë që tregon lidhjen e fortë midis njeriut dhe natyrës”, thotë Allbina Jasinskaja, një nga organizatoret e fermës.
Në Ditën e Dyerve të Hapura, të gjithë do të mund të njihen vizualisht me temën "Rruga e qumështit tonë" – nga lopët deri në momentin kur është i gatshëm ushqimi i shijshëm. Vizitorët më kureshtarë do të jenë në gjendje të ushqejnë vetë kafshët e fermës, si dhe të mësojnë për proceset e riciklimit, kompostimit dhe përdorimit të mbetjeve organike në territorin lokal. Dita e hapur në Rozino është më 2 shtator dhe për fëmijët ka një punëtori të veçantë për përgatitjen e akullores me produkte shtëpie.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: rozino.farmNjë hap përpara, dy mbrapa - i tillë është hapi i vallëzimit të marrëdhënieve bullgaro-serbe sipas Darko Anaçkov, kryetar i organizatës së vetme bullgare në qytetin e Vranjës. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ai e cilësoi nivelin aktual të..
Studentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes. Mes tyre janë mbajte të medaljeve nga..
Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa..
Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave..