Qyteti Vidin për të katërtin vit radhazi është nikoqir i Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Danubi i Kaltër”. Aktiviteti në Parkun e Danubit në qytet do të vazhdojë deri të dielën – 3 shtator.
Misioni i madh i festivalit është ruajtja, promovimi dhe zhvillimi i folklorit, mënyrës së jetesës, kulturës dhe prodhimit vendas bullgar. Për këtë qëllim, në programin treditor do të dalin në skenë shumë artistë të njohur popullor.
Në skenën verore përballë Galerisë së Arteve "Nikolla Petrov" do të shfaqen grupe amatorësh nga rajoni veriperëndimor, por edhe nga Kjustendili, Pazarxhiku, Varna, Svishtov etj.
Rreth sheshit të Vidinit janë organizuar pavione të zanatçinjve dhe prodhuesve të ushqimeve dhe pijeve tradicionale.
Më 2 shtator, në kulmin e programit të festivalit, publiku do të shijojë një spektakël të vërtetë të paraqitur nga Ansambli Shtetëror Folklorik “Filip Kutev”.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..