Shpresa bullgare e tenisit Rosica Dençeva u kualifikua në raundin e dytë të US Open për vajza. Ajo mundi në dy sete (6:4, 6:1) amerikanen Ariana Anazagasty-Pursoo, e cila renditet e 49-ta në botë. Rosica Dençeva do të luajë sonte me të katërten në turne, japonezen Sara Saito.
Ilijan Radullov, i gjashti në US Open në mesin e juniorëve, humbi në raundin e parë 6:7, 4:6 nga japonezi Rei Sakamoto, i cili renditet i 22-ti në renditjen botërore.
Sot, dy bullgare, Iva Ivanova dhe Elizara Janeva, nisin pjesëmarrjen në kampionatin e hapur të SHBA-së për vajza.Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..