Gjimnazistët më të mirë bullgarë në informatikë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Informatikës në Hungari, njoftoi Shoqata e skuadrave olimpike në shkencat natyrore. Ata konkurruan kundër 360 bashkëmoshatarëve të tyre nga 90 vende. Katër përfaqësuesit tanë po kthehen me medalje bronzi – këta janë nxënësit e klasës së dhjetë të shkollës së mesme matematikore të Sofjes Boris Mihov dhe Aleksandër Gatev, nxënësi i klasës së dymbëdhjetë Atanas Dimitrov nga e njëjta shkollë, si dhe nxënësi i klasës së dhjetë Veselin Markoviç nga shkolla e mesme matematikore në Varna.
Sipas Ilijan Jordanov, një prej drejtuesve të tyre, ekipi ynë u paraqit mirë në edicionin e 35-të të Olimpiadës, i cili ishte një nga më të vështirat. “Të gjithëve u urojmë edhe më shumë suksese, sepse kjo skuadër ende nuk e ka shpalosur potencialin e saj”, shtoi ai.
Nisma për mbajtjen e Olimpiadës Ndërkombëtare të Informatikës është bullgare. Në vitin 1987, akademiku Bllagovest Sendov bëri një propozim në Konferencën e 24-të të Përgjithshme të UNESCO-s dhe në vitin 1989 u zhvillua edicioni i parë i saj, me mikpritje nga Bullgaria.Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të..
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh..