Gjimnazistët më të mirë bullgarë në informatikë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Informatikës në Hungari, njoftoi Shoqata e skuadrave olimpike në shkencat natyrore. Ata konkurruan kundër 360 bashkëmoshatarëve të tyre nga 90 vende. Katër përfaqësuesit tanë po kthehen me medalje bronzi – këta janë nxënësit e klasës së dhjetë të shkollës së mesme matematikore të Sofjes Boris Mihov dhe Aleksandër Gatev, nxënësi i klasës së dymbëdhjetë Atanas Dimitrov nga e njëjta shkollë, si dhe nxënësi i klasës së dhjetë Veselin Markoviç nga shkolla e mesme matematikore në Varna.
Sipas Ilijan Jordanov, një prej drejtuesve të tyre, ekipi ynë u paraqit mirë në edicionin e 35-të të Olimpiadës, i cili ishte një nga më të vështirat. “Të gjithëve u urojmë edhe më shumë suksese, sepse kjo skuadër ende nuk e ka shpalosur potencialin e saj”, shtoi ai.
Nisma për mbajtjen e Olimpiadës Ndërkombëtare të Informatikës është bullgare. Në vitin 1987, akademiku Bllagovest Sendov bëri një propozim në Konferencën e 24-të të Përgjithshme të UNESCO-s dhe në vitin 1989 u zhvillua edicioni i parë i saj, me mikpritje nga Bullgaria.Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se..