Gjykata e Apelit e Sofjes dërgoi biznesmenin Vasill Bozhkov në arrest shtëpie. Zbatimi i masës do të monitorohet me byzylyk elektronik.
Bosi i lojërave të fatit me 19 akuza të ngritura kundër tij u kthye më 25 gusht në Bullgari pas një qëndrimi tre vjeçar në Dubai dhe u ndalua në aeroport. Pas arrestimit, Bozhkovi u mor në pyetje nga Prokuroria si dëshmitar në hetimin, i cili filloi në lidhje me pretendimet e tij se ishte shantazhuar nga ish-kryeministri Bojko Borisov, ish-ministri i Financave Vlladislav Goranov dhe këshilltarja për media e liderit të GERB-it Borisov - Sevdalina Arnaudova, për 60 milionë leva.
Ndërkohë, u bë e ditur se Bozhkovit dhe familjes së tij i është siguruar mbrojtje personale me vendim të prokurorit.Pretendimet e qytetarëve bullgarë të hetuar për spiunazh në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjet me "skalionet më të larta" të pushtetit në Bullgari janë po aq absurde sa edhe abuzimi manipulues i tyre, thuhet në një pozitë të administratës..
Partia “Vëzrazhdane” paraqiti një projekt-rezolutë për tërheqjen nga marrëveshja me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), njoftoi grupi parlamentar. Ata kërkojnë që qeveria të ndërpresë Marrëveshjen Themelore me OBSH-në për marrëdhënie..
Pushimorja jonë e famshme spa Pavell Banja po pret Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë. Këtë vit, forumi, i cili do të zgjasë nga 31 janar deri më 2 shkurt, do të trajtojë dy tema kryesore: "Metodat konvencionale dhe moderne për..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..