Për momentin janë identifikuar trupat e tre viktimave – dy burra dhe një grua. Vazhdojnë kërkimet për dy femra. Nuk ka raportime të reja për persona të zhdukur, njoftoi MPB. Ekipet policore rregullojnë komunikacionin në të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Carevos. "Rreth 4 000 turistë u prekën nga përmbytjet. Të gjithë janë në gjendje të sigurt, me ushqim dhe ujë të siguruar," tha ministrja e turizmit Zarica Dinkova, e cila vizitoi plazhin e Nestinarkës.
Ura te Sinemorec tashmë është e kalueshme, kështu që të gjithë që ndodhen në Rezovo dhe Sinemorec mund të tërhiqen në drejtim të veriut. Ekipet kryejnë kontroll mbi pasurinë e dëmtuar apo të shkatërruar të qytetarëve, me qëllim parandalimin e akteve të grabitjes. Zjarrfikësit marrin pjesë në pompimin e ujit nga katet përdhese të hoteleve dhe shtëpive dhe janë të përfshirë në sigurimin e ushqimit për ata që kanë nevojë. Vullnetarët po punojnë në terren në fshatin Kosti të dëmtuar rëndë dhe po ndihmojnë popullsinë vendase.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°. Në Sofje do të jetë 10°. Gjatë ditës , shtëllungat e reve do të mbulojnë pjesën më të madhe të vendit. Rreth dhe pas mesditës, në shumë zona do të ketë reshje të shkurtra shiu, më..
Nevoja për një lidhje ajrore të drejtpërdrejtë Sofje - Dushanbe, hapat specifikë për zbatimin e saj, si dhe zgjerimi i eksporteve nga Bullgariapër në Taxhikistan u diskutuan nga Zëvendëskryeministri Atanas Zafirov në takimet në kryeqytetin e..
Ka gatishmëri për protesta në të paktën katër ose pesë fusha të sektorit publik me kërkesa për paga më të larta, njoftoi Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), Pllamen Dimitrov, raportoi BNR. Sipas analizës..
Vetëm në tre rajone në Bullgari pensionet mesatare tejkalojnë 1000 leva / 500 euro/ – këto janë rajoni i qytetit të Sofjes, Perniku dhe Burgasi. Për..
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar,..