Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 7 shtatorin

Retë po shpërndahen

Foto: BGNES

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët, ndërsa të enjten do të kemi mot me diell. Do të ketë rritje të përkohshme më të ndjeshme të vranësirave kryesisht në pjesën jugore të Bullgarisë dhe vende-vende do të bjerë shi, kryesisht i dobët. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në pjesën juglindore të vendit - erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25° dhe 30°, në Sofje 25°.

Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell. Rritje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në bregdetin jugor, por vetëm në vende të izoluara pasdite do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verilindor. Temperaturat maksimale do të jenë 25°- 27°, afër temperaturës së ujit të detit. Eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.

Në zonat malore vranësirat do të jenë më të theksuara dhe në disa vende në rajonin Rilla-Rodope do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 19°, në 2000 metra - rreth 12°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD