Një park industrial do të krijohet në qytetin e Bullgarisë Verilindore Sliven në një pjesë të ish-aeroportit “Bershen” në një sipërfaqe prej afro 2700 dynymësh. Projekti, i cili është një nga më të mëdhatë për zhvillimin industrial në territorin e Bullgarisë, u përfshi në regjistrin e parqeve industriale me vendim të ministrit të ekonomisë dhe industrisë, Bogdan Bogdanov. Kështu bëhet pjesë e politikës së investimeve në nivel kombëtar me mundësi për të tërhequr investitorë, theksoi ministri. Aktivitetet për krijimin e “Parkut Industrial Sliven” filluan në vitin 2019 dhe kaluan nëpër disa faza gjatë viteve deri në finalizimin e dokumentacionit të plotë dhe mundësinë e realizimit të projektit, njoftoi korrespondenti i BNR në Sliven Stojan Radev.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..