Dëme për 25-30 milionë leva shkaktoi natyra në territorin e komunës Carevo, tha kryetari Georgi Llapçev pas mbledhjes së Shtabit të Krizave. Ai njoftoi për një bisedë me ministrin e financave Asen Vasilev, i cili e siguroi atë se administrata lokale mund të mbështetet në fondet shtetërore për të kapërcyer pasojat e përmbytjeve përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. “Pastrimi vazhdon, shumë vende tashmë u kthyen në mënyrën siç ishin, jeta gradualisht po kthehet në normalitet”, përmblodhi kryebashkiaku.
Ministri i ekologjisë, Julian Popov, informoi për ndotjen e ujit të detit, e cila sipas tij nuk është serioze dhe është një fenomen normal pas një stuhie. Megjithatë, autoritetet shëndetësore rekomanduan që njerëzit të mos hynin në det pranë Carevo për shkak të masave të mëdha të ujit me baltë që hynë në zonën e tij ujore.
Sipas ministrit të shëndetësisë, Hristo Hinkov, aktualisht nuk ka ndonjë rrezik serioz higjieno-epidemiologjik. Kryeinspektori shtetëror Angel Kunçev shtoi se furnizimi me ujë në fshatrat e prekura nga fatkeqësia u rikthye, por rekomandoi që uji të përdoret vetëm për nevoja higjienike.
Gjithashtu u bë e qartë se Komisioni Evropian i siguroi vendit tonë të dhëna nga sistemi satelitor “Kopernik” për të vlerësuar situatën në zonat e prekura. Institucioni është i gatshëm të vijë në ndihmë nëse ne kërkojmë ndihmë në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.
Ndërkaq, Komuna Carevo njoftoi se kanë nevojë për shumë pajisje ndërtimore dhe njerëz për pastrimin e oborreve dhe bodrumeve.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..