Fokusi kryesor i sesionit të tanishëm plenar do të jenë 13 projektligje që kanë të bëjnë me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, Shengenin dhe Eurozonën, njoftoi bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov. Sipas tij, PP-DB, GERB dhe DPS arritën një marrëveshje për prioritetet kryesore legjislative, ndër të cilat janë miratimi i Ligjit për luftimin e korrupsionit dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, legjislacionin kundër pastrimit të parave dhe ndryshimet në Ligjin për Gjyqësorin, lidhur me mundësinë e një hetimi të prokurorit të përgjithshëm.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..