Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është ndër të ftuarit e nderit në Panairin e Selanikut

Foto: mig.government.bg

Në edicionin e 87-të të Panairit Ndërkombëtar, i cili do të mbahet nga 9 deri më 17 shtator në Selanik, Bullgaria do të jetë vendi i nderuar në Panairin Ndërkombëtar dhe Qendrën e Kongreseve në Selanik. Pjesëmarrja jonë në panair organizohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë, e cila njofton se afro 60 kompani dhe organizata bullgare nga sektorë të ndryshëm do të tregojnë në Selanik fytyrën e re teknologjike të Bullgarisë”. Midis tyre janë organizata dhe institucione si Agjencia Bullgare e Investimeve, Universiteti Teknik në Sofje, Akademia Bullgare e Shkencave dhe të tjera. Do të prezantojnë aktivitetet e tyre dhjetëra kompani bullgare nga sektorë të ndryshëm si teknologjia e lartë dhe IT, kompani që kanë të bëjnë me industrinë ushqimore, arsimin, transportin, inxhinierinë e të tjera.

Foto: thessalonikifair.gr

Pritet që të marrin pjesë edhe presidenti Rumen Radev, kryeministri Nikollaj Denkov dhe shumë ministra nga qeveria bullgare. Gjatë forumit, theksi do të vihet në promovimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Bullgarisë dhe Greqisë në investime, inovacione, infrastrukturë, energji, turizëm etj.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me një ligj, Bullgaria kërkoi nga BE të pranohet në Eurozonë më 1 korrik 2025

Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike"..

botuar më 24-08-08 9.52.PD

Çmimet e banesave në Sofje po rriten vazhdimisht

Tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale në Sofje në tremujorin e dytë të 2024 mbetet i qëndrueshëm dhe aktiv. Pavarësisht parashikimeve për një qetësi të mundshme, tendencat tregojnë rritje të çmimeve dhe rritje të ndjeshme të kërkesës. Këtë..

botuar më 24-08-06 5.58.MD

Komisioni i Buxhetit miratoi projektligjin për futjen e euros

Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..

botuar më 24-08-02 9.51.PD