Aftësitë e superkompjuterit “Discoverer” nga “Sofja Teh Park” u prezantuan para të pranishmëve në Pallatin Bullgar të Panairit Ndërkombëtar të Selanikut. Vizituesit patën mundësinë të vëzhgojnë simulimet në kohë reale dhe çfarë projektesh u realizuan me makinën komplekse, e cila është në funksionim të vazhdueshëm nga Sofja. U tregua se bizneset kudo në botë mund të përdorin superkompjuterin përmes një shfletuesi dhe të paguajnë vetëm për burimin që angazhojnë drejtpërdrejt, me çmime në varësi të softuerit dhe licencave që përdoren.
Me superkompjuterin bullgar, biznesi në rajon mund të fitojë një vlerë dhe avantazh të madh, sepse më i afërti është në Lubjanë, shpjeguan organizatorët. Në këtë aktivitet u prezantua edhe veprimtaria e “Sofja Teh Park” si qendër inovative.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..