Gjendja e jashtëzakonshme në komunën Carevo mbetet në fuqi derisa të zhduken të gjitha rreziqet për popullatën, vendosi shtabi lokal i krizës. Nuk ka afat të caktuar për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, tha nënkryetari i komunës Marin Kirov. Vazhdon instalimi i urës së përkohshme në vendin e atij të shembur në rrugën Carevo-Ahtopoll, shtoi Kirov. Trafiku merr një rrugë të tërthortë përmes fshatrave të largëta në Stranxha. Shkak i përmbytjes nuk janë luginat e papastra, por pellgu i madh ujëmbledhës, pas reshjeve të mëdha, komentoi edhe Kirov.
Priten rezultatet e mostrave të ujit të pijshëm, të cilët autoritetet shëndetësore i shpallën të papërshtatshëm për pije. Mostra të ujit do të merren më shpesh, tha për bTV ministri i shëndetësisë Prof. Hristo Hinkov dhe theksoi se tani për tani uji në rajon është i përshtatshëm vetëm për nevojat shtëpiake.
Bullgaria është e gatshme të rrëzojë dronë rusë. Zona verilindore e vendit po monitorohet në mënyrë aktive – këtë e deklaroi për bTV ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ai bëri të ditur se Sofja do të marrë një hua prej mbi 3 miliardë eurosh përmes..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të..
Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të zhvillohet gjatë fundjavës në pjesën për këmbësorë të bulevardit “Car Simeon Veliki” (“Mbreti..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga..
Bullgaria është e gatshme të rrëzojë dronë rusë. Zona verilindore e vendit po monitorohet në mënyrë aktive – këtë e deklaroi për bTV ministri i mbrojtjes..