Një varr romak, i zbuluar gjatë rinovimit të një shtëpie dhe të rrugëve më shumë se 10 vjet më parë në Sapareva Banja, është zhvendosur nga vendi ku ndodhej që në shekullin IV, pranë gejzerit mineral, rreth 700 m afër qendrës së qytetit turistik.
Në lokacionin e ri filloi ndërtimi i ekspozitës së përhershme muzeore me zbulime dhe ornamente nga lashtësia dhe e kaluara e qytetit dhe rajonit. Varri romak është i ruajtur mirë, me arkitekturë të ruajtur plotësisht. Gjatë gërmimeve arkeologjike u gjetën 24 varre dhe një pllakë me mbishkrime të vendosura në një nga muret. Sipas arkeologëve, varri është familjar dhe burri ka qenë ushtar. Ndryshimi i lokacionit ishte i domosdoshëm për shkak të infrastrukturës në këtë pjesë të qytetit, raportoi korrespondenti i BNR në Kjustendill Kirill Falin.
Në vitin 2024 Muzeu Historik Kombëtar bëri kërkime mbi 22 objekte arkeologjike. Mbi 1400 artefakte nga parahistoria deri në mesjetë u zbuluan gjatë sezonit, ku më të rëndësishmet u ekspozuan në një ekspozitë speciale "Gjetje antike. Zbulime të reja...
Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në dashurinë e tij për Zotin, në pjesën më veriore të bregdetit tonë të Detit të Zi. Për qytetin Shablla..
E quajnë Nikopollin "qytetin e shekujve" për shkak të historisë së tij mijëravjeçare. Ai u shfaq si vendbanim qysh në vitin 169 pas Krishtit gjatë kohës së perandorit romak Mark Aureli. Në vitin 629, perandori bizantin Nikifor III Foka e riemëroi..