Pas ditësh përpjekjesh, ekipet e shpëtimit nxorrën jashtë speleologun amerikan Mark Diki, i cili ishte i bllokuar më shumë se 1000 metra nën tokë në shpellën Morxha të Turqisë. Shkencëtari e gjeti veten në një situatë kritike pasi pësoi një hemorragji në stomak më 2 shtator. Në operacionin kompleks dhe në shkallë të gjerë morën pjesë 150 shpëtimtarë nga shtatë vende, 19 prej tyre bullgarë, njoftoi BNT. Ekipi bullgar i Shoqatës “Shpëtim shpellor” ishte i dyti që iu përgjigj operacionit të shpëtimit. Janë bullgarët ata që sollën në shpellë banka të gjakut për të dëmtuarin Një mjek dhe një paramedik bullgar shoqëruan Mark Diki përderisa ai u nxor nga shpella me barelë, njoftoi Anri Hazdai nga shoqata.
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..