Ursula von der Leyen u bë gruaja më e fuqishme në Evropë. Ajo udhëhiqte BE-në gjatë pandemisë, stabilizoi lidhjet e lëkundshme me Shtetet e Bashkuara, miratoi një politikë vendimtare në mbështetje të Ukrainës dhe të miliona refugjatëve ukrainas, fitoi luftën energjetike me Rusinë dhe nuk u tërhoq nga vlerat thelbësore të BE-së për barazinë dhe drejtësinë sociale.
Ursula von der Leyen la gjurmën e saj sapo e mori detyrën, duke siguruar barazi të plotë gjinore midis 28 komisionerëve: "Sot, këtu, në zemër të kësaj demokracie evropiane, kërkoj mbështetjen tuaj për një fillim të ri për Evropën. Si gruaja e parë, e cila do të jetë kryetare e Komisionit, çdo anëtar i kolegjit tim do të ketë një kabinet të balancuar gjinor - për herë të parë dhe deri në fund të mandatit tonë do të kemi barazi gjinore në të gjitha nivelet e qeverisjes, për herë të parë . Kjo do të ndryshojë fytyrën e Komisionit. Të gjithë ne, së bashku, do të jemi një ekip që do të punojë për interesin e përbashkët evropian. Jemi gati! Por më e rëndësishmja, Evropa është gati. Mesazhi im është i thjeshtë: Le të fillojmë punën!"
Ursula von der Leyen – presidentja e parë femër e KE – mori detyrën në vitin 2019 me premtime ambicioze për ta përballuar situatën e jashtëzakonshme lidhur me klimën dhe të ashtuquajturën “Tranzicioni i gjelbër dhe digjital”, sigurinë dhe migrimin, por shumë shpejt u ndesh me pandeminë e koronavirusit dhe luftën më të madhe në tokën evropiane që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Kriza si një shans – ky lajtmotiv mbeti kryesor në politikën e KE-së dhe Ursula von der Leyen u bë një udhëheqëse krizash me ambicien për të zgjidhur një sërë detyrash shumë komplekse, duke përfshirë kundërvënien ndaj Rusisë në luftën me Ukrainën:
“Sektori financiar i Rusisë aktualisht është shumë i kërcënuar. Ne ndaluam aksesin e ¾ të sektorit bankar rus në tregjet ndërkombëtare. Industria ruse është shkatërruar, sanksionet do të mbeten në fuqi.”
Sa për tejkalimin e krizës energjetike:
"Ne po përballemi me një situatë emergjente, jo vetëm sepse Rusia nuk është një furnizues i besueshëm, por edhe sepse Rusia po manipulon në mënyrë aktive tregun e gazit dhe tani puna jonë po jep rezultat." Në fillim të luftës, gazi rus ishte 40% e të gjithë gazit të importuar, sot është vetëm 9% e importeve tona.”
Gjatë mandatit të Ursula von der Leyen, kur përfundoi procedura e Brexit, KE gjendej para një sërë trazirash - lufta kundër koronavirusit dhe sigurimi i vaksinave, lufta në Ukrainë dhe pasojat për BE-në, njoftoi në një intervistë për BNR Julijana Nikollova, drejtoreshë e portalit “Evropa” dhe e Fondacionit “Qendra për Modernizimin e Politikave”:
“Komisioni arriti të transformojë rregullat e ndihmës shtetërore në një hark kohor jashtëzakonisht të shkurtër, në mënyrë që të mund të mbështeten më shumë prodhues dhe të mbijetojnë pa trazira gjatë mbylljes së Evropës. Gjithashtu, Komisioni pati një reagim shumë të shpejtë në lidhje me krizën e refugjatëve, në lidhje me ndihmën për Ukrainën, por nuk ishte aq i shpejtë dhe i bashkuar në lidhje me sanksionet kundër Rusisë.”
Si lufta në Ukrainë ndryshoi prioritetet në agjendën e Ursula von der Leyen?
“Lufta në Ukrainë ia doli të realizojë deiversifikimin shumë shpejt dhe në mënyrë të papritur, mendoj edhe për vetë Komisionin. Një gjë tjetër që ai bëri ishte forcimi i lidhjeve transatlantike, të cilat nuk ishin aq të forta në KE-në e mëparshme.”
Çfarë vlerësimi mund të bëni dhe a shihni dobësi në mandatin e Ursula von der Leyen?
"Kritikët e Ursula von der Leyen shohin shumë dobësi. Ata e kritikojnë atë në shumë pika, por mendoj se në kontekstin e dy krizave të mëdha, ajo reagoi mjaft mirë, arriti të mobilizojë vendet anëtare, e bëri Evropën më të bashkuar se ka qenë më parë. Ndër prioritetet e saj të paplotësuara është transformimi - ajo donte të modernizonte buxhetin evropian, por në një periudhë krize, kur mobilizohen shumë fonde për rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë e ekonomive. Ky prioritet dukej se nuk kishte asnjë mënyrë për t'u realizuar dhe mendoj se shpenzimi i mjeteve të shumta do të jetë një nga pikat për të cilat do ta kritikojnë Ursula von der Leyen. Një gjë tjetër për t’u kritikuar megjithëse kishte progres, është politika e zgjerimit. Deri në fund të vitit do të kuptojmë nëse ky prioritet do të realizohet në ndonjë mënyrë. Një sfidë shumë afatshkurtër, është ajo me rezistencën e tre vendeve anëtare, përfshirë Bullgarinë, ndaj importit të produkteve ushqimore ukrainase, në kontekstin e krizës botërore të ushqimit.”
Cilat probleme evropiane mbetën të pazgjidhura dhe si vlerësohet politika e kryetares së KE-së - opinionet e qytetarëve të Sofjes:
“Me rastin e Ukrainës, jam dakord me mbështetjen. Nuk jam dakord me aksesin pa kriter të emigrantëve kudo. Hynë jo vetëm njerëzit që kërkojnë ndihmë dhe ikin nga lufta, por edhe njerëz të tjerë që marrin më shumë ndihmë se sa do të merrnin nëse punonin. Ata refuzojnë të punojnë dhe nuk mund të përfshihen aktivisht në jetën socio-ekonomike të vendeve."
“Këto janë problemet kryesore të BE-së – migrimi, pa siguruar kushtet përkatëse sociale dhe ekonomike. Për tranzicionin e gjelbër u aktivizuan shumë, por nuk është aq e lehtë. Do të mbyllen uzinat e qymyrit, por këta njerëz mbeten në rrugë dhe kjo është një energji që e mbështet ekonominë e vendit përkatës.”
Dobësi raportohen edhe në luftën kundër dezinformimit:
“Të gjitha llojet e teorive konspirative e përçanë shoqërinë, kishte njerëz që refuzuan të besonin në virus, në vaksina etj., kështu që ndoshta duhej të ishin pak më aktivë në luftimin e dezinformimit dhe të zhvillonin fushata aktive për t’i informuar njerëzit për atë që po ndodh realisht.”
Sa për nevojën për neutralitetin klimatik:
"Ai mund të shihet!" Neutraliteti klimatik duhet të arrihet sepse kjo rritje e vazhdueshme e temperaturave do të krijojë shumë më tepër probleme.”
Është e nevojshme të arrihet barazia midis grave dhe burrave, të anketuarit mendojnë:
“Nuk mund t'u japësh paga më të larta për të njëjtin pozicion burrave, ata duhet të jenë në kushte të barabarta. Kjo politikë e KE-së duhet të vazhdojë!”
Por ka edhe vlerësime pozitive - kryesisht për arritjen e pavarësisë energjetike nga Rusia:
“Ky është një kërkim i vonuar për alternativa, duhej të kishte ndodhur shumë më herët, nuk duhej pritur që lufta në Ukrainë të bëhej rast.”
“Për këtë pavarësi energjetike duhet kërkuar padyshim furnizues të ndryshëm. Për mendimin tim, Evropa e përballoj mirë situatën, dhe këtu në Bullgari po e përballojmë problemin mirë.”
Më 13 shtator do të dëgjojmë fjalimin e fundit të Ursula von der Leyen në Strasburg për gjendjen e Bashkimit.
Sipas ekspertes Julijana Nikollova, ky do të jetë më shumë një fjalim programor me një shikim drejt zgjedhjeve të ardhshme evropiane:
“Me shumë gjasa, lufta në Ukrainë do të vazhdojë të jetë një fije e kuqe në të gjitha politikat e Komisionit, por theksi do të vihet te zgjedhjet evropiane. Mbetet për t'u parë nëse Ursula von der Leyen do të deklarojë me vendosmëri dëshirën e saj për të qenë kandidatja e radhës e Partisë Popullore Evropiane për Presidente të Komisionit Evropian dhe si do të vishet kjo kërkesë me prioritetet deri në fund të mandatit të këtij Komisioni.”
Dhe çfarë lloj fjalimi prisni - emblematik apo tradicional?
"Unë e imagjinoj fjalimin si një fjalim programor të Partisë Popullore Evropiane për zgjedhjet. Dhe ky fjalim programatik do të fokusohet në atë që është bërë dhe çfarë mbetet për të bërë. Zhvillimi dhe qëndrimi i Komisionit në lidhje me luftën në Ukrainë, forcimi i këtyre pikave, të cilat aktualisht po tregojnë çarje në unitetin e shteteve anëtare - mendoj se kjo do të jetë kryesorja në fjalim. Do të jetë interesante të shihet qëndrimi për Shengenin dhe për transformimin e Shengenit."
Dhe a prisni që ajo të flasë për sanksione të reja kundër Rusisë?
"Dëgjohet një thirrje e tillë, por zërat janë të dobët, dëgjojmë për sanksione në lidhje me kufizimin e energjisë bërthamore, por këta zëra janë të dobët dhe ka rezistencë, përfshirë edhe nga ana e Bullgarisë."
Çfarë stili ka imponuar Ursula von der Leyen – presidentja e parë femër e Komisionit Evropian, çfarë trashëgimie do të lërë?
“Ajo është gruaja e parë e zgjedhur kryetare e Komisionit dhe kryetarja e parë e Komisionit, e cila ekskluzivisht dhe kudo përkrahu barazinë e burrave dhe grave. Ursula von der Leyen përpiqej të impononte konsensusin dhe kjo nuk e privoi atë nga roli i saj drejtues. Ajo arrinte konsensus për gjërat që besonte se ishin të drejta dhe nuk hiqte dorë nga vendimi i saj për të zbatuar drejtimin që e kishte përcaktuar Komisioni. Për mendimin tim, Ursula von der Leyen imponoi një stil lidershipi në udhëheqjen e KE-së dhe BE-së, në kuptimin e mirë të fjalës.”
Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen do të hapë sezonin e ri dhe të fundit politik të mandatit të këtij Komisioni. Pavarësisht nga kritikët e saj, ajo do t'i qëndrojë besnike bindjeve të saj në forcën e Bashkimit dhe nevojën që Evropa të ecë me besim në rrugën e saj evropiane:
“Pavarësisht se është i papërsosur, Unioni ynë është i bukur dhe unik. Është një bashkim në të cilin ne e forcojmë lirinë tonë individuale përmes forcës së komunitetit tonë. Është një bashkim i formuar si nga historia dhe vlerat tona të përbashkëta, aq edhe nga kulturat dhe perspektivat tona të ndryshme. Është një bashkim që ka shpirt. Rroftë Evropa!”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, EPA/BGNES, arkiv
Ky material është përgatitur në kuadër të rrjetit radio evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..