Çdo i dyti person që ka marrë nënshtetësinë bullgare me procedurë të thjeshtuar për shkak të meritave speciale ndaj shtetit është sportist. Kështu kuptohet nga përgjigja e ministrit të drejtësisë Atanas Sllavov ndaj një pyetjeje të deputetes Kristina Petkova. Ajo e pyeti edhe ministrin e sportit, Dimitër Iliev, se ku ka garuar secili prej sportistëve që kanë marrë nënshtetësinë bullgare me procedurë të thjeshtuar dhe ku janë aktualisht, por ende nuk ka marrë përgjigje. Nga përgjigja e ministrit të drejtësisë del qartë se nga fillimi i vitit 2008 deri në fund të gushtit 2023 janë krijuar 392 dosje për marrjen e shtetësisë në bazë të meritës. Këshilli i Shtetësisë i Ministrisë ka miratuar 52 propozime. Në vitin 2022 janë miratuar aplikimet për shtetësi të 8 sportistëve. Në vitin 2021, nga 15 të huaj që kanë marrë nënshtetësinë me meritë, 9 kanë qenë sportistë.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..