Pamja e qëndrimeve të opinionit shoqëror është statike. Mbështetja elektorale për partitë dhe vlerësimi i institucioneve shtetërore janë të ngjashme me rezultatet e një sondazhi në korrik, sipas të dhënave të Agjencisë “Trend”.
GERB mbetet forca e parë politike me mbështetje prej 24.9 për qind. Më pas është koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” me 18.3 për qind. Partia “Vëzrazhdane” është e treta me 16.1 për qind. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) është e katërta me 13.4 për qind. Në vendin e pestë është Partia Socialiste Bullgare (BSP) me mbështetje prej 8.7 për qind. “Ka një popull të tillë” kanë 4.2 për qind.
31 për qind e të pyeturve duan zgjedhje të reja parlamentare. 47 për qind nuk duan një votim të parakohshëm. Miratimi për kabinetin është 22 për qind dhe mosmiratimi është 68 për qind. 36 për qind janë të kënaqur me sjelljen e presidentit, ndërsa 52 për qind janë të pakënaqur.
Studimi përfaqësues u realizua me porositje të gazetës “24 Çasa”.
Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..
Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..
Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica (byreku) ka një vlerësim prej 4.5 nga 5 pikë të mundshme. Para pjatës bullgare renditen oferta nga..
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i..