Vendi ynë nuk do t'i japë Ukrainës sistemet raketore S-300, tha deputeti i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Ivajllo Mirçev. Ai theksoi se ndihma bullgare për vendin e sulmuar nuk do të rrezikojë sigurinë tonë kombëtare.
“Bullgaria nuk ka sisteme të tepërta të mbrojtjes ajrore, por duhet të presim që ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes të thonë nëse ka raketa që janë me defekt dhe mund të jepen për pjesë”, shtoi Ivajllo Mirçev. Deputeti u shpreh i bindur se nuk do të dërgojmë komplekset raketore që funksionojnë, sepse janë jashtëzakonisht të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë.
Kryetari i komisionit ushtarak parlamentar, Hristo Gaxhev, deklaroi gjithashtu se nuk është diskutuar për sigurimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një..
Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në..