Xhamia e vjetër “Kurshum Xhamia” në Pazarxhik (Bullgari Jugore) do të rinovohet me shpenzime shtesë të miratuara nga kabineti “Denkov” në kuadrin e buxhetit të Këshillit të Ministrave për vitin 2023 me vlerën 6 311 800 leva. Godina, e cila u shpall monument kulture me rëndësi lokale në vitin 1964, ka nevojë urgjente për restaurim. Ajo ka një histori 356-vjeçare, është ndërtuar në vitin 1659, por tani po shkërmoqet – kubi është plasaritur, kupola gjithashtu rrezikon të shembet. Kohë më parë u hap një llogari donacionesh për grumbullimin e shumës nga komuniteti mysliman.
Minarja e xhamisë në Pazarxhik ka qenë më e larta, dhe në krye ka qenë e mbuluar me plumb, prandaj e ka marrë emrin “Kurshum Xhamia” (“Xhamia e Plumbit”). Vetëm kjo xhami ka shpëtuar nga periudha osmane e Pazarxhikut, si dhe mbishkrimi i saj, ku thuhet se është ndërtuar si një shtëpi e përjetshme e Zotit për myslimanët.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: grandmufti.bg
Çdo vit të shtunën para festës së madhe të krishterë të Rrëshajëve, Kisha kremton të Shtunën e Shpirtrave që është e dyta brenda vitit, të cilën populli bullgar e quan ndryshe edhe si e Shtuna e Shpirtrave e Qershisë, sepse përkon gjithmonë me stinën e..
Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..