Bullgaria qëndron pas të ardhmes evropiane të Republikës së Shqipërisë, sepse ajo është një faktor i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të rajonit, por edhe të gjithë Evropës. Ky mesazh u dërgua nga nënpresidentja Ilijana Jotova në takimet e saj në Tiranë me Presidentin Bajram Begaj, Zëvendëskryeministren Belinda Balluku, Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrin e brendshëm Taulant Balla. Ajo theksoi se anëtarësimi evropian do të krijojë shumë mundësi për të ardhmen e të dy popujve.
Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në Shqipëri ishte gjithashtu në qendër të bisedimeve të Ilijana Jotovës. Nënpresidentja pranoi garancitë e autoriteteve lokale se ai do të mbahet sipas standardeve më të larta evropiane - me respektimin e të drejtave të të gjitha bashkësive etnike, përfshirë atë bullgare.
Gjatë takimeve u diskutuan edhe mundësitë për zgjerimin e shkëmbimit tregtar, për realizimin e një sërë projektesh infrastrukturore, ndër të cilat me prioritet është përfundimi i Korridorit numër 8.
Në fushën e kulturës, Ilijana Jotova ngriti çështjen e krijimit të qendrave kulturore kombëtare në Sofje dhe Tiranë.
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) paralajmëroi në një intervistë me Bloomberg se politika po bëhet një burim kryesor paqëndrueshmërie dhe rrezik për bankat qendrore, në vend që të jetë një faktor stabiliteti siç ishte më parë. Sipas Dimitër..
Qeveria e koalicionit në Rumani i mbijetoi votës së mosbesimit Vota e parë e mosbesimit, e paraqitur nga opozita e ekstremit të djathtë kundër qeverisë të koalicionit pro-evropian të Rumanisë, e udhëhequr nga kryeministri Ilie Bolozhan, u..
Presidenti Rumen Radev komentoi para gazetarëve mbi tensionin në shoqëri në muajt e fundit, protestat kundër euros dhe gjendjen e drejtësisë në vendin tonë. "Sheshet janë plot. Bullgarët po protestojnë kundër refuzimit të një referendumi dhe futjes..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) paralajmëroi në një intervistë me Bloomberg se politika po bëhet një burim kryesor paqëndrueshmërie dhe..