Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Varna, Burgas dhe Plovdiv janë komunitetet më të mëdha të refugjatëve ukrainas në vendin tonë

Foto: BGNES

70% e refugjatëve ukrainas që banojnë në vendin tonë janë gra. Po aq janë edhe të diplomuarit. 28% nga të gjitha refugjatët ukrainas janë nën 14 vjeç. Midis 48 dhe 55 mijë janë fëmijët e shoqëruar, kurse të pashoqëruarit - rreth 500. Këtë e tregon një studim sociologjik për profilin e qytetarëve të vendeve të treta që kanë marrë mbrojtje të përkohshme në Bullgari, njoftoi gazetarja e BNR Svetosllava Kuzmanova. Numri më i madh i refugjatëve është në qytetet Varna, Burgas, Plovdiv, Sofje, Bllagoevgrad, Stara Zagora dhe Ruse - nga 1000 deri në disa mijëra. Në Bullgarinë Veriperëndimore -  në qytetet Vidin, Vraca dhe Montana, refugjatët ukrainas që përfitojnë nga mbrojtja e përkohshme janë nga 30 deri në 70 persona për secilin nga tri rrethet. Sipas të dhënave të Agjenciaë Shtetërore për Refugjatët, që nga gushti, rreth 168 000 refugjatë ukrainas morën mbrojtje.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi i fundit i Ekspeditës Kombëtare të Antarktidës kthehet në Bullgari

Grupi i fundit i Ekspeditës së 33-të Kombëtare të Antarktidës kthehet sot në Sofje, njoftoi Instituti Antarktik Bullgar. Gjatë ekspeditës përfundoi dhe u hap zyrtarisht ndërtesa e bllokut të ri laboratorik. Përveç kësaj, u kryen kërkime për projekte..

botuar më 25-03-25 9.27.PD

Vdekja e Marin Marinov në Rripin e Gazës u shkaktua nga një tank izraelit

Të shtënat nga një tank izraelit kundër një ndërtese të OKB-së në Deir al-Balah në Rripin e Gazës shkaktuan vdekjen e shtetasit bullgar Marin Marinov më 19 mars të këtij viti, sipas një deklarate të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të..

botuar më 25-03-25 9.02.PD

Parashikimi i motit për 25 marsin

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në vendet perëndimore do të ketë reshje shiu, më të theksuara në jugperëndim të Bullgarisë. Do të..

botuar më 25-03-24 7.40.MD