Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Luftanijet ruse janë tërhequr nga zona bullgare në Detin e Zi

Admirali Emill Eftimov
Foto: armymedia.bg

Aktualisht nuk ka prani të luftanijeve ruse në zonën ekonomike bullgare në Detin e Zi. Kështu ka thënë shefi i mbrojtjes, admirali Emill Eftimov. Sipas tij, forcat ruse janë tërhequr pas veprimeve parandaluese të marinës bullgare dhe NATO-s.

“E rritëm mbikëqyrjen në këto hapësira detare, më pas u morën masa edhe në format kolektiv, d.m.th u ngrit çështja në nivel NATO për të marrë mbështetje në nivelin e ndërgjegjësimit të situatës. Që nga atëherë nuk kemi vërejtur anije ruse të hyjnë dhe të afrohen në këtë zonë dhe po e konfirmoj edhe në këtë moment”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD

Qarkullimi drejt pikës kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” është normalizuar

Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..

rinovuar më 24-11-22 4.16.MD

Përpjekja e pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor dështoi

Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..

botuar më 24-11-22 3.18.MD