Si një qytet me më shumë se 8000 vjet histori, Sofja mbetet e paeksploruar. "Koha në Sofje rrjedh sipas rregullave të veta dhe për ta kapur atë me të vërtetë në fotografi, duhet t'i njohësh ato," vë në dukje fotografi Ivan Shishiev, autor i albumit të ri të shkëlqyer të "Etydet e Sofjes: 24 orë në qytet".
Me të folëm për bukurinë e qytetit tonë, të fshehur madje në detajet e përditshmërisë sonë, të cilat shpesh i pranojmë si diçka të zakonshme dhe jo si pasuri. Dhe nëse e imagjinojmë Sofjen si një grua që e ka fytyrën e saj të bukur, por edhe të shëmtuar, mund t'i afrohemi thelbit të saj:
“Fytyra e bukur e Sofjes është mali Vitosha, sepse pothuajse nuk ka ndryshuar. Qyteti shquhet për gjelbërimin e tij. Shpeshherë mendoj se Sofja është me sy jeshile, me një hundë pak të shtrembër, me flokë gështenjë dhe në të ka një dozë bukurie ballkanike – tha fotografi Ivan Shishiev në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Ana e saj e shëmtuar na çon në disa lagje jo mikpritëse, por ato janë pjesë e qytetit dhe nuk ka se si t'i shmangen, por nëse ka investime, pjesë të këtyre lagjeve mund të kthehen në diçka mjaft elegante. Sofja mund të marrë një shembull nga disa qytete në Evropë, madje edhe në Ballkan, ku komunat ndihmojnë pronarët e ndërgjegjshëm të mirëmbajnë ndërtesat ku jetojnë dhe gjobisin ata që nuk e bëjnë. Ne jetojmë të gjithë së bashku në këtë qytet dhe nuk mund t’i akuzojmë të tjerët se fasada jonë nuk është e rregulluar, ose se para hyrjes së shtëpisë është e ndotur.''
Megjithëse përpiqet të tregojë dhe të flasë për anën e bukur të kryeqytetit, Ivan njeh edhe pjesët e tij jo aq tërheqëse, si dhe problemet e tij të shumta që nuk mund të zhduken me magji:
“Në libër kam shkruar se Sofja është një qytet me ndërtesa të parealizuara dhe rinovime të realizuara. Në fakt, bëhet fjalë për 70-80 vite më parë, në të cilat qyteti u dërrmua, ndërsa në ditët e sotme është i dukshëm përmirësimi në krahasim me më parë. Unë jap një shembull të Tregut të Grave (tregu më i madh në të hapur në Sofje, në qendër të qytetit afër Llëvov Most). Nëse kthehemi në vitet 1920, ai ishte një qendër tregtare. Papritur pronarët е tokës, të cilët vinin atje për të shitur mallrat e tyre, vendosën të blejnë një vend ku të ndërtojnë një ndërtesë ku t’i shesin mallrat, por edhe të jetojnë. Por, pas vitit 1944, atje vinin njerëz të cilët jetonin për disa vite në banesa me qira. Fakti që ishin për pak kohë këtu i bënin të mos e riparonin asgjë në banesë dhe në pallat. Dhe kështu për 50 vitet e ardhshme, koha la gjurmët e saj të dukshme në këtë zonë. Aktualisht, përsëri ka njerëz, të cilët kanë zgjedhur të banojnë me qira atje, por po përpiqen të ndryshojnë ambientin në të cilin gjenden.”
Përveç fotove të mrekullueshme, disa prej të cilave janë realizuar enkas për albumin, "Etydet e Sofjes: 24 orë në qytet" dallohet nga botimet e tjera me një parathënie të shkrimtarit bullgar fitues të çmimit ndërkombëtar letrar Booker – Georgi Gospodinov:
“Unë dhe Georgi njihemi prej disa vitesh dhe kemi biseduar për këtë parathënie shumë përpara çmimit Booker”, thotë Ivan. – Parathënia është mjaft e shkurtër dhe shumë specifike. Në të tregohet për strehimet e kohës dhe hapësirat e kohës në qytet, duke e paraqitur Sofjen të mbushur me shumë elementë, detaje të vogla dhe histori të vogla që e bëjnë këtë qytet atë që është.”
Lexoni më tepër:
Ju ftojmë të vizitoni edhe faqen në Facebook “Etydet e Sofjes” ku mund të shihni fotografitë origjinale të Sofjes të Ivan Shishievit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkivi personal
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..