Numri i farmacive në Bullgari është pothuajse dy herë më i madh në krahasim me mesataren e treguesve evropianë, njoftoi Unioni Farmaceutik Bullgar me rastin e Ditës Botërore të Farmacistit. Numri i madh i barnatoreve çon në mungesë të stafit, tha kryetari i Unionit, Dimitër Marinov. Mesatarisht tre farmacistë punojnë në një farmaci në Evropë, ndërsa në vend ata janë 2.1. Ka zona ku pavarësisht ligjit nuk ka farmacistë në farmaci.
Për shkak të refuzimeve dhe mungesës së barnave, farmacitë janë bërë qendra telefonike që kërkojnë ilaçe për pacientët gjatë gjithë kohës, tha Marinov. Përveç logjistikës së furnizimeve, problemet lindin edhe nga mungesa e informacionit objektiv dhe në kohë për konsumin etj.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..