Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vuri në dyshim stabilitetin e qeverisë, nëse i ashtuquajturi partner jo koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB) nuk i mbështet kandidatët e tyre në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në rast se ata të PP-DB dështojnë.
Ai pranoi para gazetarëve se u irritua nga fjalët e ministrit të financave Asen Vasilev se nuk do të na mbështesin kandidatin e GERB-it në raundin e dytë. “Kë do të mbështesin – “Vëzrazhdane”, BSP, kë? Dhe nëse po, në parlament, nga kush do të presin mbështetje?”, bëri pyetje Borisov. Ai shtoi se i udhëzoi njerëzit e tij në raundin e dytë të mbështesin PP-DB nëse kandidatët e tyre refuzohen.
Sipas Borisov, GERB nuk bën gabim duke ngritur kandidaturën e gazetarit Anton Hekimjan si kryetar bashkie i Sofjes. Sipas tij “një kandidaturë e një njeri të tillë ka shanse reale”.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..