Minatorët, energjetikët dhe përfaqësuesit e sindikatave në Termocentralin “Marica Linde 2” dhe “Mini Marica Lindje” refuzuan të bisedojnë me zv/ministrin e energjetikës mbi Planin Territorial të Stara Zagorës. Ata kërkuan që plani të diskutohet edhe për një muaj, sepse ai u publikua mezi më 27 shtator. Protesta u mbajt para Qendrës së Kulturës në Radnevo, ku planifikohej një takim i jashtëzakonshëm mes drejtuesve të sindikatave dhe përfaqësuesve të Ministrive të Energjetikës dhe të Zhvillimit Rajonal. “Nuk mund të diskutojmë strategjinë e energjisë së Bullgarisë brenda një dite”, tha kryetari rajonal i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura Dejan Djakov. Punëtorët nuk janë dakord me Planet e fundit Territoriale. Ata i konsiderojnë të paqarta dhe këmbëngulin që planet të përfshijnë masa konkrete për të krijuar vende të reja pune në rajon dhe për të zgjeruar prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..