Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të prezantohet në Festivalin Botëror të Kulturave në Uashington

Foto: wcf.artofliving.org

Edicioni i katërt i Festivalit të Kulturës Botërore këtë vit mbahet nga data 29 shtator deri më 1 tetor në Uashington, të SHBA-së. Veprimtaria organizohet nga Fondacioni “Arti i të Jetuarit” me themelues Gurudev Shri Shri Ravi Shankar - një udhëheqës shpirtëror, humanitar dhe paqebërës. Sipas tij, qëllimi i Festivalit të Kulturës Botërore është të përçojë mesazhin se e gjithë bota është një familje dhe ne mund të jetojmë së bashku me dallimet tona.

Priten 17 000 interpretues dhe më shumë se 450 000 vende janë të rezervuar tashmë për publikun.

Edhe Bullgaria ka vendin e saj në Festivalin Botëror të Kulturës. Vendi ynë do të prezantohet me një shfaqje të bukur folklorike 7-minutëshe në parkun përballë Shtëpisë së Bardhë më 30 shtator në orën 19:00 me orën lokale.


Spektakli do të përfshijë 250 kërcimtarë bullgarë nga e gjithë Shtetet e Bashkuara, si dhe kërcimtarë, burrë të maskuar - kukerë dhe gajde rodope nga Bullgaria.

Muzika për shfaqjen u krijua nga kompozitori i njohur Georgi Andreev . Sigurisht që në skenë do të luhen edhe valle popullore bullgare të cilat do të shoqërohen nga këngëtarja Desi Dobreva, e cila do të interpretojë disa këngë. Më pas, më 1 tetor, Desi Dobreva do të mbajë koncerte për bullgarët në Merilend, Baltimor dhe Uashington.

Ja se çfarë tha Desi Dobreva para nisjes për në SHBA për pjesëmarrjen në Festivalin e Kulturës Botërore:

Desi Dobreva

“Kjo është ndoshta ngjarja më e madhe dhe më emocionuese e vitit, si për mua ashtu edhe për të gjithë pjesëmarrësit, mendoj edhe për vetë spektatorët. Gati gjysmë milioni njerëz do të shikojnë drejtpërdrejt dhe miliona të tjerë do të bashkohen në internet. Festivali është një nga ngjarjet më të pritura dhe është një detyrë shumë e përgjegjshme për të gjithë ne që marrim pjesë në të. U jam jashtëzakonisht mirënjohës organizatorëve për nderin dhe besimin e treguar, për përzgjedhjen e ekipit dhe për mbështetjen e përgjithshme. Po largohemi me shumë emocion dhe krenari të madhe që Bullgaria do të jetë pjesë e Festivalit Botëror të Kulturës para Shtëpisë së Bardhë në Uashington të SHBA-së!”

Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD